Avokati Petrit Ismaili ka dhënë një deklaratë për mediat pas vendimit të GJKKO për të lënë në burg Vangjush Dakon.

Ai ka deklaruar se klienti i tij i ka kundërshtuar akuzat dhe se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për lënien e Dakos në burg sipas tij.

Ismaili u shpreh se kërkesa e tyre ishte ndryshimi i masës së burgimit, pasi sipas tij Dako ka ushtruar detyrën si kryebashkiak përmes strukturave vartëse, për veprimet e të cilave nuk mund të mbajë përgjegjësi.

Mbrojtësi ligjor i Dakos u shpreh më tej se prokuroria ka bërë një lapsus dhe se nuk ekziston vepra penale.

“Vepra penale ka 10-12 vjet. Prokurori nuk paraqiti asnjë provë për këtë veprim të ngutshëm të ndërmarrë, gjithashtu nuk dha asnjë provë për të justifikuar masën e sigurisë.

Kërkesa jonë ishte ndryshimi i masës së burgimit pasi nuk na duket e nevojshme. Dako ka qenë kryetar bashkie dhe ka ushtruar detyrën përmes strukturave, për të cilat nuk mban përgjegjësi kryetari i bashkisë.
Ka një lapsus të prokurorisë . Është e provuar që vepra penale nuk ekziston”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: