C.Ronaldo kërcënoi se do të largohet nga Katari në momentin kur e kuptoi se nuk do të ishte titullar kundër Zvicrës, ky ishte lajmi i bujshëm i bërë publik nga e përditshmja portugeze Record. Kujtojmë që Ronaldo nuk e priti mirë zëvendësimin as në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, por mes palëve pati një përplasje të fortë në momentin kur trajneri Santos i bëri me dije se do ta niste nga stoli kundër Xhakës dhe Shaqirit.

Rekord
 

Ndryshe nga se u fol dhe pretendua nga kjo media, Ronaldo u shfaq në pankinë, shpesh duke buzëqeshur, sigurisht duke tërhequr vëmendjen e mediave. Ky lajm ka bërë që Federata Portugeze të reagojë fuqishëm duke hedhur poshtë çdo pretendim duke i cilësuar spekulime:

“Në asnjë moment kapiteni i përfaqësueses, Cristiano Ronaldo, nuk ka kërcënuar se do të largohet nga Katari. Cristiano shkruan çdo ditë një histori unike në përfaqësuese e cila duhet respektuar. Lojtari me më shumë ndeshje në përfaqësuese po e tregon çdo ditë impenjimin e tij maksimal për të arritur rezultatin më të mirë për Portugalinë në një Kupë Bote”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Federatës Portugeze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: