Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe ish-deputetja Arta Dade, janë shfaqur krah njëri-tjetrit, teksa u lanë jashtë listave të PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Ka qenë ish-ministri Bushati, që ka publikuar foton krah socialistes Dade, teksa i uron kësaj të fundit ditëlindjen.

“Kënaqësi të ndaja disa çaste me Artën, në ditën e saj të lindjes! Edhe 100 vite të lumtura Arta!”, shkruan Bushati. Siç shihet në foto dy socialistët shfaqen të buzëqeshur, ndërsa Dade mban në duar një buqetë me lule, që duket se ja ka dhuruar Bushati për ditëlindje.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb