GREQI

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e mësueses në Rodos të Greqisë nga ish-partneri i saj.

Vetëm një ditë para aktit, 31-vjeçarja kishte folur me një shoqe për ta vendosur në dijeni për divorcing.

“U largova nga ky makth që po përjetoja. I shpëtova një mundimi. “Për fat të mirë, unë u divorcova ,”- tha viktima 24 orë para vrasjes.

Nga ana tjetër mësohet se ish-partneri e kërcëonte atë me sms e telefonata derisa arriti ta qëllojë me armë gjahu dy herë për ta lënë të vrarë e më pas për të vrarë dhe veten.

Ai madje kishte lënë një mesazh para vetëvrasjes ku shkruante se “Pa të dashurën time nuk ka kuptim të jetosh”, që do të thotë se autori kishte organizuar gjithçka më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb