Mjaftojnë tre rreshta  për të përmbledhur atë që po ndodh sot në Afganistan. Gazetari i pavarur, Bilal Sarwary ka zgjedhur shumë shkurt të përshkruajë të dielën e 22 gushtit të cilën do e mbajë mend gjatë si një ditë që po i ndryshon jetën.

Për Sarwaryn, 22 gushti i 2021 do të jetë ditë tragjike në jetën e tij pasi po largohet nga Kabuli dhe Afganistani i tij.

Kishte zgjedhur të bënte gazetarin e pavarur, por duket se me talebanët nuk ka të pavarur. Për Sarëaryn ëndrrat dhe aspiratat i janë shkatërruar teksa i detyruar ka zgjedhur të largohet nga vendi, për një të ardhme që nuk e di ku dhe si do të përplasë.

 

STATUSI NGA BILAL SARWARY

E diel 22 gusht 2021: Dita kur largohem nga vendi im, qyteti im, Kabuli im. Një masakër e ëndrrave dhe aspiratave të mia. Një ditë tragjike në jetën time.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb