ANGLI

Mesfushori anglez, Adam Lallana është lojtari më i ri i Brighton and Hove Albion. 32- vjeçari vendosi të fillojë një aventurë të re pasi tek Liverpool fitoi gjithçka të mundshme me një klub, por humbi vendin e titullarit në fushë.

Ai kaloi 7 vite tek Liverpool dhe tashmë qëndron sërish në Angli ndoshta dhe për ta mbyllur pikërisht karrierën në vendin e tij.

Brighton and Hove Albion, është një ekip modest i cili këtë vit arriti të mbijetojë në Premier League, por Lallana thotë se është ekip me ambicie dhe i uritur për sukses.

 

STATUSI NGA ADAM LALLANA

Kështu fillon një aventurë e re. Nuk mund të jem më i emocionuar … një klub me ambicie dhe uri që përputhet me timen. Unë jam i gatshëm për të – I ndrojtur dhe krenar që po bashkohem me familjen Brighton. Nuk mund të presim për të filluar #BHAFC

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb