Luis Enrique pas tre sezonesh u largua nga Barcelona pasi klubi blaugran, por edhe vetë trajneri nuk shprehën dëshirën për të zgjatur bashkëpunimin. Nën zë thuhej gjithmonë se një prej arsyeve që përse 47-vjeçari do lërë stolin e 5 herë kampionëve të “Champions League” është Lionel Messi.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, kjo tezë fillon të përforcohet më shumë pas zbulimit se spanjolli nuk është në listën e Messi-t për personat që do marrin ftesë në dasmën e argjentinasit. Më 30 qershor, ylli i katalansve do të lidhë kurorë me Antonella Rocuzzo, në Argjentinë, në Rosario, vendlindja e të dyve, por në një listë ku nuk mungojnë shokët e skuadrës, mjekët, masazhatorët dhe fizioterapistët, mosprezenca e Enrique ngre shumë pikëpyetje, raporton “Mirror”.
PAY-EXCLUSIVE-ALL-ROUNDER-Former-Barcelona-Football-Club-coach-Luis-Enrique-and-his-wife-Elena-Cullel-on
Gjithashtu, nuk kanë marrë ftesë as drejtuesit e klubit blaugrana. Në total të ftuar janë 700 persona.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb