Gareth Bale zyrtarizoi dje largimin nga fusha e blertë, duke lënë futbollin profesionist në moshën 33-vjeçare. Gjithsesi, Bale ka mundësi të mbetet në botën e futbollit, pasi trajneri i Kombëtares së Wales, Rob Page po mendon t’i ofrojë atij një rol në Përfaqësuese.

“E kam pasur atë bisedë, por do të doja që ai të përfshihej në një farë mënyre. Tani se cili është ai rol, ne nuk e dimë ende. Do të kontaktoj sërish me të” – Tha ai.

Page shtoi: “Ne do të bëjmë një plan për të ecur përpara sepse ai ka shumë për të ofruar. Edhe prania e tij në dhomën e zhveshjes është diçka që unë do të dëshiroja ta mbaja atë të përfshirë në grup”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: