GREQI

40- vjeçari i cili dyshohej të ishte me koronavirus pasi kishte ardhur nga Italia ka rezultuar negativ në Patra të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se 40- vjeçari udhëtoi me traget nga Italia të dielën për në Patra të Greqisë. Ai shfaqi simptoma gripi dhe menjëherë autoritetet greke e karantinuan në spitalin universitar të Patras.

Pas analizave rasti i 40- vjeçarit rezultoi negativ me koronavirus pasi dyshohet se ka pneumoni. Greqia vijon të jetë ende e paprekur nga koronavirusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb