Gjatë orëve të fundit ka bërë shumë zhurmë largimi i Adolfo Sormanit n ga Partizani. Një divorc i papritur që erdhi orët e fundit kur trajneri italian dhe klubi kryeqytetas u vunë në llogore të kundërta sa i takon situatës së Covid-19 në ekip. Sormani ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoëeb” pak orë pas komunikatës zyrtare të Partizanit.

Mund të na tregoni arsyet e lamtumirës nga Partizani?
Situata është e thjeshtë, kemi bërë një shkëputje konsesuale të kontratës. Nuk bëhet fjalë për një shkarkim. Motivet janë pak a shumë të ditura. Në mënyrën time të të parit, nuk garantohej më siguria. Nuk flas për sigurinë time apo të bashkëpunesve të mi, është një diskutim më i gjerë që u takon dhe personave të përfshirë apo të lidhur me ekipi, me stërvitjet dhe me ndeshjet.

Mund të na thoni ç’ndodhi gjatë këtyre ditëve?
Gjatë ditëve të fundit u shfaqën dy raste pozitive në ekip. Për këtë i kërkova klubit që të kryente tamponët e të gjithë ekipit. Të enjten, më datë 9, përgjigjet nuk kishin mbërritur ende, por klubi na kërkoi që të stërviteshim përpara derbit me Tiranën, që ishte të nesërmen. Unë thashë jo sepse nuk ishte një situatë që duhej kaluar lehtë, moralisht dhe nga pikëpamja etike nuk mund ta merrja këtë përgjegjësi kundrejt skuadrës. Lojtarët gjithsesi u stërvitën. Tamponët treguan se në ekip kishte dhe tre lojtarë të tjerë pozitivë.

Ju si u sollët?
Për mua ishte e qartë se situata nuk ishte e përshtatshme. Sporti në raste të tilla del në plan të dytë. Kur dolën rastet e para pozitive fola me një virolog në Itali dhe ai më tha që duhej të ndaleshim menjëherë. Unë u futa në autoizolim që ditën e mërkurë, datë 8, për të bërë detyrën ndonëse askush nuk më detyroi. Për mua nuk ishin kushtet për t’u stërvitur e lëre pastaj për të luajtur një ndeshje, mbi të gjitha pa masat e duhara si për shembull maskat.

Një pikëmamje shumë ndryshe kjo juaja në krahasim me klubin.
Për ata ishte normale. Madje kishte mbërritur dhe leja nga federata që ndeshja të luhej pavarësisht gjithçkaje. Për mua nuk ishte kështu, siç e thashë aspekti sportiv në disa raste vjen pas atij etik duke menduar të gjithë personat që janë në klub.

Si mbërritëm te lamtumira?
U thashë që nuk do ta përgatisja ndeshjen, u thashë se nuk kisha ndërmend të çoja kaq shumë njerëz në kasaphanë. Detyra e një trajneri në raste të tilla shkon përtej fushës së lojës. Prej aty u ula me klubin dhe mbërritëm në një prishje konsensuale të kontratës. Nuk kisha interes të bëja polemika apo luftë me klubin, për këtë zgjodhëm të ndaheshim miqësisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: