Thierry Henry, ish-futbollisti i Arsenal dhe Barcelonës është treguar i drejtpërdrejtë kur pyetet për largimin e Neymar nga Barcelona. Francezi në një emision sportiv në Angli ka deklaruar se Neymar mund të shkojë ku të dojë por nuk mund t’i shpëtojë hijes së Lionel Messi-t.

“Nuk e di nëse Neymar është larguar naa Barcelona për të mos qëndruar nën hijen e Messi-t. Ajo që unë di është se të gjithë futbollistët janë nën hijen e Messi-t dhe nëse Neymar nuk do të qëndrojë nën hijen e Leos atëherë le të ndërrojë sport”, deklaroi Henry.

Henry ka luajtur në radhët e Barcelonës kur Messi sapo ishte bërë pjesë e skuadrës së parë dhe francezi e njeh atë që kur ishte ende fëmijë. Për këtë arsye ish-sulmuesi francez mendon se në futbollin e sotëm çdo futbollist mund të qëndrojë në hijen e Messi-t, pasi për të është futbollisti më i mirë në botë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb