Mesfushori shqiptar, Astrit Ajdareviç u larguar para pak kohësh nga klubi grek, i AEK-ut, pasi nuk ishte në planet e trajnerit.

Për momentin 28-vjeçari është pa ekip ndaj dhe është kthyer në shtëpinë e tij në Suedi, aty ku ka edhe familjen. Sipas mediave suedeze, dy janë klubet e interesuara për Ajdarevic, bëhet fjalë Goteborg dhe Orebro.

Interesimin për Ajdareviç e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Orebros, i cili shprehet:  “Astrit është një lojtar shumë i mirë, që kam pasur privilegjin të punoj me të dhe ai ka qenë në klubin tonë më parë, shkruan PanoramaSport.

Unë kam biseduar me të , edhe pse nuk ka qenë kohët e fundit këtu, di që Drejtori Sportiv, ka pasur kontakte me të dhe agjentin e tij. Ne po presim të shohim se çfarë do të ndodh”. Kujtojmë që 28-vjeçari pak kohë më parë veshi fanellën e Kombëtares shqiptare, teksa bëri dhe debutimin në miqësoren ndaj Turqisë

Në të kaluarën Ajdareviç është aktivizuar te Falkënbergs,  Leister, Hereford, Orebro, Norrkoping, Standard Liezh, Çarlton. Helsinborgs dhe AEK.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb