Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Luçiano Boç i cili mori plagë gjatë protestës, tha se i janë “djegur tre gishtat”. Ai tregoi se ka marrë mjekim dhe se djegia është e shkallës së dytë.

Ndërsa foli për protestën Boçi tha se policia ka treguar një sjellje arrogante.

“Sapo kam dalë nga mjekimi dhe jam te urgjenca. Nuk jam i shqetësuar për gjendjen timë më shumë se jam për gjendjen e një të riu që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës. E shoqërova dhe atë në spital. Tani urgjenca e ka çuar te Trauma. Kishte gjakderdhje nga hundët, humbje të shikimit. Do shkoj dhe do interesohem për lëvizjen e të riut”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb