Dy kriminelë shqiptarë, Musta Neri dhe Bajram Mondi, të liruar me kodin e ri penal në verë të 2019, janë diskutuar sot në parlamentin grek.

Konkretisht, ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrisochoidis, ka paraqitur një listë me 117 kriminelë të egër, në seancën e sotme parlamentare, për vrasjet që kanë tronditur vendin javët e fundit.

Në mënyrë të veçantë është referuar në shqiptarin Musta Neri, i cili u arrestua në shkurt 2015 pas dy vrasjeve, bashkë me Bajram Mondin, që kishte kryer dhe vrasje të tjera, por u lirua në 12 korrik 2019, duke përfituar nga lehtësimet e kodit të ri penal, që solli në fuqi partia SYRIZA.

Ministri Chrysochoidis ka theksuar se Musta Neri sapo u lirua, mori pjesë në disa vjedhje, sulme me armë dhe krime, por mbetet akoma në kërkim, së bashku me 116 kriminelë të tjerë të listës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb