Një tjetër pedagoge ka humbur jetën nga koronavirusi në vend. Mësohet se ka ndërruar jetë pedagogia e Departamentit të Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Kozeta Noti, pas disa ditësh betejë me virusin e rëndë.

Lajmin e trishtë e kanë dhënë kolegët e të ndjerës, përmes mesazheve prekëse në “Facebook”.
Profesoresha Klodeta Dibra shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kozeta Notit, ndërsa të pikëlluar për humbjen mes radhëve të tyre shkruajnë dhe pedagogët e tjerë të UT.

“Shumë u lutëm për ty, por përbindëshi të mundi, o e mira Kozetë! Lajmi i ndarjes nga jeta më ka mpirë trurin dhe shpirtin! Jetën e jetove bukur, me buzëqeshjen që na e dhurove pa hesap të gjithëve! E tillë do mbetesh në kuvendimet e në zemrat tona. Familja humbi njeriun e shtrenjtë! Unë humba një shoqe, mike e kolege të mrekullueshme! Universiteti i Tiranës humbi një pedagoge brilante! Shoqëria humbi një njeri me vlera të rralla! Të qoftë dheu i lehtë”, shkruan Dibra.

Një javë më parë pedagogia e njohur e Fakultetit të Ekonomisë Irena Bogdani ka humbur jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb