SIRI

Media e njohur botërore “Reuters” ka dëshmuar nga afër e një gruaje xhihadiste, për tmerret e luftës që ajo ka përjetuar, si ka shkuar jeta e saj dhe për jetën e tanishme në kampe në zona të largëta të Sirisë.

Rauan Aboud tregon se ishte martuar në moshë të hershme me një luftëtar të ISIS, i cili ishte abuzues me të, ndërsa pas vdekjes së tij në betejë, ajo kishte tentuar të largohet nga IS.

Mirëpo, Aboud u burgos për shkak të pjesëmarrjes në ISIS dhe u detyrua të martohet sërish me një tjetër militant islamik.

Kur edhe bashkëshorti i dytë vdiq në betejë, ajo u largua përfundimisht nga ISIS dhe vijoi jetën e saj tepër të vështirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tani ajo është e strehuar në kampet ku mbahen njerëzit e ISIS, edhe pse nuk e dëshiron më grupin militant, pasi siç shprehet, ka vërejtur dhunë e tmerre nga grupimi islamik.

“Jam martuar 12 vjeçe. Tani jam 18. Bashkëshorti më solli në Raqqa. Ai më rrahu, duke më akuzuar se po largohesha”, tregon vajza nga Siria. Rauan Aboud thotë se fillimisht ishte bashkuar me ISIS me dëshirë, pasi besonte se IS ishte me parime të islamit, por tashmë ka kuptuar sa ka gabuar. Ajo dhe të tjera gra jetojnë në kampe, që janë marrë nën frerët e SHBA-ve dhe forcave lokale kurde.

Gruaja siriane Aboud shprehet se burri i saj i parë vdiq 3 vjet më parë në betejë, ndërsa pas kësaj u burgos. Një fëmijë vetëm 4 muajsh i kishte vdekur, kurse nga martesa e dytë ka një vajzë 4 vjeçe.

Ajo dhe vajza e vogël kanë një të ardhme të pasigurtë. Aboud thotë se dëshiron të lërë historinë e shkuar dhe të shkojë në shtëpinë e prindërve në Raqqa, por këtë gjë autoritetet në kamp nuk ia lejojnë dot akoma.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb