Mbrojtësi i At. Madrid, Lucas Hernandez, mund të dënohet me nje vit burg pasi theu urdhrin duke u martuar me të dashurën e tij në Las Vegas.

Në shkurtin e vitit të kaluar Hernandez dhe bashkëshortja e tij, Amelia Ossa Llorente, u dënuan me 31 ditë shërbim komunitar dhe 6 muaj qëndrim larg njëri-tjetrit pasi futbollisti u shpall fajtor për abuzim ndaj të dashurës që në atë kohë bashkëjetonin.
402
Megjithatë urdhrin për të qëndruar 6 muaj rreth 500 metra larg njëri-tjetrit çifti e e injoroi dhe vendosën të martoheshin në Las Vegas, 4 muaj më vonë. Pas martesës ata thuhet se udhëtuan për në Bahamas për të festuar muajin e mjaltit, sipas spanjolles “AS”.

Në kthimin e tyre nga Bahamas, mbrojtësi i Atletico Madridit dhe gruaja e tij u ndaluan në aeroportin e Madridit “Adolfo Suárez-Barajas”. Si pasojë futbollisti e kali natën në burg.
Actualidad_223738554_36204991_1024x576
Muaj pas incidentit, prokurorët kërkojnë një dënim njëvjeçar për lojtarin, ndërsa Amelia, gruaja e futbollistit, u lirua pa pagesë pasi rezultoi që ajo kurrë nuk mori njoftim zyrtar për urdhrin kufizues.

Duket si një ngjarje që mund të ndodhë vetëm në filma, por futbollisti i At. Madrid po e përjeton atë dhe mund të dënohet me një vit burg.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb