Një çift i ri ka zgjedhur të kurorëzohen në një mënyrë tejet të veçantë.

Ata vendosën të zhyten 60 metra nën ujë, në brigjet e Chennai dhe aty të martoheshin.

V. Chinnadurai dhe S. Swetha edhe pse në një thellësi të madhe, nuk kishin hequr dorë nga veshja tradicionale indiane, për t’i dhënë festës nuanca të plota të një “ceremonie hindu”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ne u zhytëm në një kohë të qetë. Shkëmbyem kurora dhe i dhamë bekimin njëri-tjetrit”, u shpreh dhëndri Chinnadurai.

Dhëndri është një zhytës profesionist, ndërsa nusja kishte marrë mësime disa muaj para dasmës, për të realizuar ceremoninë e veçantë.

“Partneri më bindi. Bëra muaj praktikë në pishinë dhe disa seanca zhytje në ujë. Isha mjaft e sigurt. Herën e parë që shkova në fund të detit, pashë peshq që lëviznin afër meje, ishte një përvojë e një jete”, tha nusja.

Vlen për t’u theksuar se e gjithë ceremonia u regjistrua para se çifti të festonte me familjen dhe miqtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb