PERU

Qyteti antik i shumëvizituar Macchu Picchu në Peru është hapur për herë të parë gjatë pandemisë.

Ai u mbyll 8 muaj më parë për shkaqe sigurie pasi mijëra turistë e vizitojnë atë çdo ditë.

Tashmë qyteti antik peruan pret në lartësitë e Andeve turistët, teksa autoritetet vendase kanë marrë masat që të punojë me vetëm 30% të kapacitetit. Pra vetëm 675 vizitorë në ditë mund të hyjnë në Macchu Picchu.

Për rihapjen e Macchu Picchu u mbajt një ceremoni e veçantë për shkak se qyteti antik është një ‘motor’ turizmi për Perunë teksa familjet afër saj që shfrytëzojnë mundësinë e turizmit e kanë vuajtur shumë mbylljen e qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb