Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, i ka hequr licencën shkollës private “Udha e Shkronjave”, e cila kishte vendosur të mbyllej për dy javë, për të frikës nga koronavirusi.

Lajmi e jep vetë ministrja Shahini, e cila shkruan në “Facebook” se udhëheqësit e kësaj shkolle, që sipas saj po përhapin panik për një virus që nuk ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, shkruan ministrja Shahini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb