Gjykata e Elbasanit ka vendosur të rihapë dyert, pasy mbylljes së detyrueshme dyjavore, për shkak se disa punonjëse rezultuar të prekura nga koronavirusi.

Menjëherë pasi punonjëset rezultuan pozitive, kjo gjykatë mbylli dyert për të parandaluar përhapjen masive të virusit të rrezikshëm.

Gjatë këtyre dy javëve që kjo gjykatë qëndroi e mbyllur, janë shqyrtuar vetëm çështjet urgjente, ndërkohë që kanë mbetur pezull mjaft procese. Aktualisht, sipas Kryetares së kësaj gjykate, për të fituar kohë, do të punohet me orare të zgjatura.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb