TIRANE– Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Basha se gjatë muajit janar janë mbyllur 1747 biznese në vendin tonë. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ministri Ahmetaj thotë se ekonomia matet me shifra, dhe jo me emocione politike.

Sipas tij, në muajin janar 2018, në QKB janë regjistruar 2394 biznese të reja dhe janë ç’regjistruar 732. “Efekti neto, është 1662 biznese të reja në ekonomi”, shprehet ministri Ahmetaj, duke shtuar se përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës se biznesit është sfidë që vazhdon.

REAGIMI I PLOTË
Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, përtej emocioneve politike, janë lehtësisht të verifikueshme.

Në janar 2018 janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë ç’regjistruar 732. Efekti neto, është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2016, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb