Pasi qëndruan për muaj me radhë të mbyllura për shkak të situatës me koronavirusin, rihapen disa xhami në Egjipt.

Qeveria e Egjiptit ka lejuar lutjet ditore në xhami, duke përjashtuar lutjet e së premtes ku mblidhen shumë njerëz si dhe meshën e së dielës në kisha.

Sot është lejuar edhe rihapja e restoranteve dhe kafeterive, por me vetëm 30 përqind të kapacitet.
Nga 1 korriku, Egjipti do të rihapet edhe për fluturime ndërkombëtare. Shteti më i populluar në Arabi, me rreth 100 milionë banorë, ka raportuar 62,755 të infektuar dhe 2,620 vdekje deri më tani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: