Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 iu ka vënë në dispozicion specialistëve në studio një video, në të cilën 26-vjeçari Martin Çeço, i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuar kishte filmuar vajzën që e pëlqente, por nuk dihej nëse bëhet fjalë për të njëjtën vajzë, e cila është shoqëruar nga policia.

Gazetarja Evis Ahmeti deklaroi se vetë familja e viktimës, motra Klarita, ngushtësisht me redaksinë e emisionit “Me zemër të hapur” na ka vënë në dispozicion videon. “Nuk mund ta shfaq dot në këto momente, por do t’i shkojë të ftuarve të mi. Viktima ka bërë një video të një vajze që punonte në byrektore dhe iu ka pohuar familjarëve që kjo vajzë i pëlqente shumë dhe komunikonte me të”, tha Ahmeti.

Teksa avokati vuri në pikëpyetje mundësinë e pranisë së 2 vajzave, gazetarja Ahmeti tha se administratori i zonës ka thënë se ajo është vajza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb