Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në afërsi të fshatit Oblikë, Shkodër ku u mbyt një vajzë 13-vjeçe.

Në një intervistë për “News 24” babai i vajzes, Naim Lani shprehet se  ka qene ne Ulqin te Malit te Zi duke punuar dhe përmes telefonatës urgjente e bashkëshortes se tij e ka bërë që të vijë me shpejtësi drejt Shqiperisë.

Mes dhimbjesh ai rrëfen se vajza nuk dinte not mirë dhe se bashkë me tre fëmijët e tij ka qenë edhe një i rritur.

“Vajza ka ardhur per t’u lare në lumin Buna. Bashkë me të ka qenë edhe vajza tjetër 12 vjeçe dhe djali më i vogel. Ata i kanë thënë bashkëshortes se gjoja po shkojmë tek halla që kanë në Oblikë por në fakt kanë ardhur për t’u larë në lume pa e ditur. Vajza nuk ka ditur mire not dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjale dhe i shokuar nga kjo ngjarje. Bashkë me tre fëmijet e mi ka qenë edhe një person tjetër më i rritur që është komshi i joni. Fëmijët nuk vinin shpesh këtu në lume. Nuk di ç’të them më shumë pasi jam pa fjalë nga ngjarja e rëndë”- shprehet ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb