“BalkanWeb” ka siguruar pamje nga operacioni i policisë, për gjetjen e trupit të 13-vjeçres që u mbyt pasditen e sotme në ujërat e lumit Buna.

Siç shihet dhe nga pamjet, uniformat blu po kërkojnë me varka dhe polumbarë përgjatë lumit, për të zbuluar ndonjë gjurmë të së miturës.


Kujtojmë se e reja, kishte shkuar së bashku me familjen në fshatin Oblikë, ku rrjedh dhe lumi Buna. Por për fat të keq, ajo ka mbetur e mbytur teksa po lahej në ujërat e rrjedhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb