40-vjeçari Arben Kanaçi, që u aksidentua mbrëmjen e 11 marsit nga një makinë, e cila pasi e goditi u largua nga vendngjarja, ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Mësohet se Kanaçi qëndroi në terapi intensive për 5 ditë me radhë, por nuk reagoi për asnjë moment.

Ai kishte marrë goditje të shumta në kokë dhe nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra. Aksidenti i rëndë ndodhi në dalje të qytetit të Beratit, në një karburant përballë Doganës. Mbrëmjen e 11 marsit, mjeti tip kamionçinë, goditi një këmbësor dhe pasi e tërhoqi zvarrë disa metra, e la të shtrirë në rrugë dhe u largua nga vendngjarja.

I plagosuri u transportua pas aksidentit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të shumta të marra në trup dhe në kokë u transportua drejt Traumës. Ndërkohë, kamionçina u kap nga patrullat e policisë në Moravë, ndërsa Artan Eskiu u arrestua.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb