TIRANE– Burrë e grua janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës mëngjesin e sotëm, pasi akuzohen për mashtrim. Në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasit Alfred Alku, 36 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Ornela Alku, 32 vjeç, kanë përfituar 430 mijë Euro nga qytetarë të tjerë duke i mashtruar.

Ata kanë qenë të shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin u kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash (në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.

Në momentin e arrestimit, policia iu sekuestroi shuma të mëdha parash prej 773 400 Lekë, 450 Euro, 100 dollarë dhe 350 paund.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: