Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku i ftuar në studion e emisionit “Frontline”News24 me gazetaren Marsela Karapanço  ka folur në lidhje me raportin e fundit nga BERZH dhe renditjen e Shqipërisë, si dhe shpërndarjen e “Pakos së Madhe” nga qeveria.

Buxhuku foli për inflacionin, rritjet e çmimeve, informalitetin, korrupsionin politik dhe reformën fiskale.

Në lidhje me shpërndarjen e “Pakos së Madhe”, ai u shpreh se qeveria ka mbledhur gjatë vitit 2022, 500 milionë euro nga taksat, ndërkohë ka shpërndarë vetëm 80 milionë euro, teksa shtoi se ishte një mekanizëm i mirë politik por sasia ishte e ulët dhe çështja më thelbësore është te fakti se ku shkuan 420 milionë eurot e tjera.

“Është një bimë që rritet keq, pasi farat janë hedhur në mënyrë të tillë. Është mbjellë një pemë keq dhe farat janë të tilla. Kemi një përkeqësim të ekonomisë. Shqipëria po vuan pasojat e krizës globale, por po ta nënvizojmë problematikën, e kemi te vetja jonë. Nëse kriza globale, u ndje fillimisht në sektorin energjetik dhe të hidrokarbureve.

Shqipëria nuk kishte arsye të fortë për ta ndjerë ndër të parët këtë krizë, për të mos thënë që mund të fitonin epërsi. Sistemi energjetik në Shqipëri nuk varet nga gazi rus. Kemi kapacitetet tona prodhuese, nga uji. Pra kishim burimet. Ndërkohë çfarë ndodhi? Në 2021 prodhimi e tejkaloi më 6.5%, ne përjetuam krizën. Kjo është paradoks dhe problem i brendshëm, . Te çmimi i karburanteve, patën një rrite galoponte dhe është në maja. Sërish jemi ndër vendet e para në Evropë. Kjo vejnë për problematikat e brendshme. Kështu mund ë flasim për krizën e çmimit të grurit, kur ne i prodhojmë vetë këto. Praktikisht dua të them se problematikat janë të brendshme, nuk i kemi të jashtme.

Raporti i BERZH ishte i butë, realiteti është më i vështirë se aq. Ata e mbajnë gjuhën e tyre diplomatike, por realiteti është më i rendë. Ata thonë se Shqipëria ka pasur një inflacionin më të ulët se vendet e tjera. Por, këtu ka dy probleme. Është e vërtetë, nga të dhënat zyrtare, pasi janë vetëm formula. Pra, inflacionin po e marrim 8%, por, mos harrojmë që te ne, te shporta bazë që është thelbi, është ndjerë shumë të tepër. Kur përkthehet në standardin e jetesës është shumë më tepër se 8%. Së dyti, Shqipëria e ka ndjerë 8%, mos harrojmë se çmimet e shportës bazë janë më të larta se në vendet e tjera. Ky 8%, në vlerë absolute është më i lartë. 10% i tyre përkthehet në pak lekë që nxjerr populli i tyre nga xhepat.

Nëse do flasim për Pakon e Madhe, në parim ishte një metodë ekonomike dhe është për tu lavdëruar që u përdor dhe këtu. Është një mekanizëm ekonomik që të ruajë shtresat më në nevojë dhe nga ana tjetër të mbajë ekonominë në rritje. Po çka ndodhur? Do hidhemi te fakti nëse është te sasia e duhur. Në 2022 shteti ka arkëtuar mbi 500 milionë euro më tepër taksa. Këto janë marrë nga xhepat e shqiptarëve.

Energjia sot janë më të shtrenjtët në rajon. Pra, nga 500 milion euro që u morën shqiptarëve, qeveria shpërndau 80 milionë. Janë pak, u morën 500 dhe u shpërndanë 8-0 milionë euro. Parimi është për t’u përshëndetur, por sasia jo.

Çmimet e energjisë u rritën në mënyrë dramatike, 500-600 euro për MGË. E parë këtë kuptim, këto fitime  ishin fitime të realizuara në këtë mënyrë, marrin pamjen e spekulimit. Në moral është e drejtë që ato kompani e kanë shitur në treg e lirë, ka sens që të vendoset një taksë e jashtëzakonshme. Për kompanitë që e shesin më çmim të fiksuar, nuk ka sens që të vendoset taksa e jashtëzakonshme.

E mira do ishte që 500 milionë eurot të ishin te xhepat e shqiptarëve. Nëse ju janë marrë 500 milionë dhe u dhanë 80 milionë, çështja është se kush i merr 420 milionë euro të tjera.

Informaliteti është sistematik pasi ka të bëjë me sistemin dhe në përgjithësi është një korrupsion politik. Ne kemi korrupsion të nivelit primitiv, por ajo që ka efekt dërrmues të shqiptarëve është ai që quhet korrupsion i kapjes së shtetit, pra politik.

Sot, vetëm në tregun e karburanteve ka një ç’balancim të zhdoganimit të konsumit në Shqipëri dhe Kosovë, janë 300 milionë. Lind pyetja, pse këtu kemi korrupsion politik? Shteti me qëllim i mban çmimet e larta dhe dihet që sa më të larta të jenë çmimet, më të larta janë mundësitë për të bërë kontrabandë.

Duhet reformë fiskale dhe përgjegjshmëri politike.

Nëse do ulej kontrabanda e karburantit, shteti do fitonte 100 milionë. Por nuk e bën. Futemi te kapja e shtetit, para ;jon që të bëhet një kontrabandë e tillë.

Për të luftuar diçka duhen tre elemente, te duash, të dish dhe të kesh ta mundësi. Ne jemi të faza e parë. Ajo nuk do që ta bëjë. Dhe kur nuk do që ta bëjë, dy të tjerët bien poshtë”, tha Buxhuku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: