Mendohet se më shumë se 1 miliard njerëz panë direkt sesi Spanja mundi në “Botërorin e 2010” Holandën me gol të Andres Iniesta, por Korea e Veriut nuk është mes tyre.

Deri më sot, njerëzit e kombit aziatik të Lindjes së Mesme mendojnë se Portugalia e ka “pushtuar” botën e futbollit në Afrikën e Jugut. Kjo është zbuluar nga një mjek i quajtur Alvaro Leite i cili vizitoi në prill Korenë e Veriut falë një organizate TAP Portugal. Leite i ndau kujtimet e tij të vendit komunist me revistën “Sabado”.

Álvaro Leite en Pyongyang
Álvaro Leite en Pyongyang

Ai u shpreh: “Gjatë vizitës tonë në Penian, ne kishim shoqërinë e një udhërrëfyesi që fliste anglisht. Ai na tha se Cristiano Ronaldo është një idhull i vërtetë për shumë njerëz dhe se futbolli ka një rëndësi dhe popullaritet shumë të lartë në të gjithë vendin.”

Kjo edhe për shkak se futbollisti madrilen me kombëtaren e tij në fazën e grupeve në 2010-ën, mundi Korenë e Veriut me rezultatin e thellë 7-0, raporton “Marca”.

Portugal's Cristiano Ronaldo reacts during the international soccer friendly match against Spain at Luz stadium in Lisbon November 17, 2010. REUTERS/Hugo Correia (PORTUGAL - Tags: SPORT SOCCER IMAGES OF THE DAY)
Portugal’s Cristiano Ronaldo reacts during the international soccer friendly match against Spain at Luz stadium in Lisbon November 17, 2010. REUTERS/Hugo Correia (PORTUGAL – Tags: SPORT SOCCER IMAGES OF THE DAY)

“Në vend u la të kuptohej se Botërorin e kishte fituar Portugalia. Ishte rezultati 4-0 kur vendi komunist vendosi të ndërpriste ndeshjen si shkak i turpërimit duke mos transmetuar dhe 3 golat e tjerë”.

“Si për të krijuar idenë se ata ishin mundur nga më të mirët, Koreja e Veriut rriti statusin e Portugalisë, duke “e shpallur” Kampione Bote si pasojë e talenteve të mëdha të papërballueshme nga kundërshtarët.”

“Kështu që njerëzit duhet të besonin se ishin mundur nga askush tjetër përveç ekipit që eventualisht fitoi Kupën e Botës.” Kjo do të thotë se askush nuk pa ndeshjen kur Spanja mundi tulipanët në fazën e nokautit dhe si pasojë duke fituar titullin më vonë pas golit të Iniesta-s në minutat shtesë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb