Humbja e sotme 3-0 ndaj Spanjës ishte e para në një kualifikuese Botërori apo Europiani për “të kaltrit” që nga shtatori i vitit 2006, një ecuri rekord që ka përfshirë 59 ndeshje radhazi.

11 vite më parë, dy gola të Sidni Guvu dhe një i Tierri Henri i dhanë Francës një hakmarrje të ëmbël për Botërorin që kishin humbur dy muaj më parë përballë italianëve. Por që nga ai moment, Italia nuk e provoi shijen e humbjes në kualifikuese deri në mbrëmjen e sotme, në Madrid.

Pas asaj humbje me Francën, Italia regjistroi 9 fitore dhe 2 barazime në ndeshjet e mbetura, duke shkuar e qetë në Euro 2008 nën drejtimin e Roberto Donadonit. Marçelo Lipi çoi Italinë në Botërorin 2010 me 7 fitore dhe 3 barazime gjatë kualifikueseve. Çezare Prandeli kualifikoi Italinë në Euro 2012 me 6 fitore dhe 4 barazime, ndërsa në Euro 2014, italianët shkuan falë 7 fitoreve dhe 3 barazimeve nën drejtimin e Antonio Kontes.

Gjashtë ndeshjet e para me Venturën regjistruan 5 fitore e 1 barazim për Italinë, por tashmë rekordi është ndalur në 59 ndeshje pas një disfate që mund t’i kushtojë edhe kualifikimin në Botëror skuadrës italiane.

Ndërkohë, Spanja ka vendosur një rekord të ri personal, duke regjistruar sot ndeshen e 60 radhazi pa humbej në kualifikueset e Botërorit, të fundit të humbur në vitin e largët 1993 ndaj Danimarkës./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: