Nuk ka pritur shumë. Miliarderi John Paulson, i janë dashur vetëm katër ditë nga kërkesa për divorc nga bashkëshortja 50-vjeçare, Jenny Raportohet se John, ka nisur një romancë të re me dietologen 33-vjeçare, Alina de Almeida.

Sipas burimeve, John dhe Alina, janë takuar për herë të parë këtë verë. Ata kanë shtuar se gjërat mes tyre kanë shkuar shumë mirë që atëherë. Madje thuhet se dyshja aktualisht jeton në apartamentin e miliarderit në Kullën Olimpike.

“John ka një të dashur të re, shumë më të re dhe ndërsa është ende herët, marrëdhënia e tyre po forcohet gjithnjë e më shumë. Ata janë shumë të lumtur”, tha burimi.
Miliarderi ka dy vajza me bashkëshorten e tij, me të cilën nuk kanë nënshkruar një marrëveshje para-martesore. Kjo lë të kuptohet për mundësinë e një divorci të vështirë përsa i përket anës financiare.

“Pepole” shkruan se Paulson thuhet se ka një pasuri prej të paktën 4.7 miliardë dollarësh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb