DURRËS- Edhe divorci nuk iu ka dhënë zgjidhje problemeve familjare mes nuses dhe vjehrrës. Një 65-vjeccare nga Durrësi është dhunuar nga ish-nusja e djalit 38 vjeçe.

Sipas të dhënave zyrtare, dje është plotësuar kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.I., 65 vjeç, pasi ish-nusja e djalit, shtetësia F.I., 38 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb