Në ditën e sotme me nderime të  larta shtetërore, qytetare e familjare, poeti i shquar Hamit Aliaj Mjeshtër i Madh u përcoll me homazhe në vendlindjen e tij, në Tropojë.

Në ceremoninë përcjellëse para Muzeut Historik të Tropojës mbajti një fjalë kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberaj.

Për krijimtarinë, jetën e veprimtarinë e tij folën miqtë e tij, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, dr. Islam Lauka, ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, poeti e shkrimtari Besnik Mustafaj dhe krijuesi e studiuesi nga Kosova, Kamber Kamberi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu folën edhe të afërm të tij, veprimtari i njohur i Tropojës, Ali Berbati dhe kryetari i Shoqatës së Shipshanit, Besnik Bajraktari.

Këshilli Bashkiak i Tropojës rrugën kryesore të fshatit të tij të lindjes, Kasaj i Shipshanit e pagëzoi me emrin e poetit të shquar Hamit Aliaj.

Folësit në ceremoninë përcjellëse vunë në dukje meritat e mëdha dhe vlerat e larta të 7 librave të tij poetik të vlerësuara edhe me çmime kombëtare që siç thotë një akademik emri i tij i bën nder edhe letërsisë evropiane. Ndërsa me tekstet e mbi 200 këngëve të tij si “N’Dardani bie një tupan etj. siç thotë një poet e mik i tij ishte “ishte UÇK para se të krijohej UÇK”, sepse këngët e tij ishin hotel e himne të Lirisë e Pavarësisë së Kosovës dardane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: