Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkruar një mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur, Sherif Merdani.

Kreu i shtetit, shkruan se Merdani ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh pas festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, pasi guxoi të jepte një dritë shprese nëpërmjet artit në atë periudhë të errët për vendin.

Mesazhi i Ilir Metës:

Këngëtari i lirisë, Sherif Merdani u nda sot prej nesh duke lënë pas shumë dhembje.

I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, ai kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh pse guxoi të jepte një dritë shprese, nëpërmjet artit, në periudhën më të errët për vendin.

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme!

I paharruar kujtimi i Sherif Merdanit!

“…Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,

‘Let it be’, kam për të kënduar”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb