Aktorja e njohur shqiptare, “Nderi i Kombit” Edi Luarasi është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Miq, të afërm e kolegë kanë zhvilluar ditën e sotme homazhe në nder të saj, duke i dhënë lamtumirën e fundit artistes shqiptare, një prej femrave më të kultivuara të skenës artistike shqiptare.

Gazetarja Fatmira Nikolli, raportoi për “BalkanWeb” se Edi Luarasi është ndarë nga jeta në shtëpinë e saj, pranë dy fëmijëve Eldon dhe Lea. “Asnjë prej fëmijëve nuk ka qenë në gjendje të flasë. Edi ka qenë një aktore e njohur e skenës e cila e nisi karrierën e saj si këngëtare. Ishte Mihal Luarasi që e zbuloi, prej atij momenti jetët e tyre do të lidheshin në mënyrë të pazgjidhshme dhe jeta e tyre do të kishte të njëjtën ecje”.

Ajo ka luajtur jo vetëm në Teatër, por edhe në filma të njohur. Do të luante disa role të rëndësishme deri në vitin 1974, ku prezantoi festivalin e 11-të, që çoi në persekutim shumë artistë.
“Për pothuajse 20 vite i rrit e vetme fëmijët. Rikthehet në skenë në vitet ’90. Pengu më i madh që ka lënë pas Edi Luarasi, kanë qenë pikërisht vitet e humbur, kur u largua nga skena në kulmin e karrierës. Prej 4 vitesh jetonte me të birin, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Mihal Luarasi, ndërkohë që vuante nga një sëmundje e rëndë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: