Sulmuesi brazilian, Hulk, ka njoftuar se do të bëhet së shpejti baba. Partnerja e tij, që në fakt është dhe mbesa e ish-gruas është në pritje të një fëmije. Kështu, 35-vjeçari ka konfirmuar se do të bëhet baba i fëmijës së tij të katërt.

Ylli brazilian filloi që të takohej me 32-vjeçaren, mbesa e ish-bashkëshortes së tij, Iran Angelo, në fund të vitit 2019. Në atë kohë ai i dha fund lidhjes 12-vjeçare me partneren, me të cilën kishte dy djem dhe një vajzë. E vetëm pak muaj më pas nisi një romancë të re.

“The Sun” shkruan se në mars të vitit 2020, Hulk dhe Camila kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ndërkohë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël, ai e zbuloi përmes disa fotove në “Instagram”.

Ai shfaqej së bashku me partneren e tij, ku në dorë mbante ekon dhe shkruante: “Sot, me një zemër plot mirënjohje ndaj Zotit, ju them se për herë të katërt jam bekuar me një tjetër fëmijë. Zemra ime vërshon kaq shumë lumturi dhe mund të them vetëm faleminderit Zot. Ne mezi po presim fëmijën që ta duam pa kushte. Eja plot shëndet foshnja ime”, shkruante Hulk.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb