KOSOVË


Njësia Speciale Policore gjatë aksionit të sotëm në veriun e Mitrovicës, në mesin e dhjetëra personave, në pranga ka përfunduar edhe një rus.


Shtetasi rus i arrestuar është Mihajl Krasnoshchenkov, i cili madje ishte kamufluar si avokat dhe ka penguar aksionin policor.


Krasnoshchenkov është punonjës i UNMIK-ut. Për arrestimin e tij, Vuçiç tha se ka informuar shërbimet sekrete ruse.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: