TIRANE – Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi prej kohësh është larguar në SHBA ku dhe po ndjek karrierën e saj në modeling. Ajo herë pas herë kthehet në Shqipëri ku dhe bëhet shpesh pjesë e intervistave të ndryshme.

adroladushi_28751155_2010231049244074_1884751135474974720_n

Siç dihet përpara në viti u përhapën lajmet që ajo dhe bashkëshorti i saj Adisi ishin ndarë, mirëpo modelja shqiptare e pranoi vetëm 2 muaj më parë. Së fundmi Adrola ka qenë e ftuar në emisionin ‘Elite Shoë’ ku dhe është pyetur për marrëdhënien që ka pas divorcit me ish-bashkëshortin.

-640-0-5b0415bea5190

“Adisi i ka dokumentet për të lëvizur vjen shpesh andej, Troi vjen shpesh këtej. Mundohem në çdo mënyrë që Troit mos t’i mungojë as i ati mos t’i mungojë as unë prandaj është kjo pjesa që ne duhet të lëvizim shumë.

Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është vërtet shumë e mirë nuk kemi inate e respektojmë njëri-tjetrin për aq sa na takon,”-ka thënë Adrola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: