Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaron se rikthehet mësimi në pjesën më të madhe të shkollave, ku u ndërpre për shkak të motit të keq.

Ajo sqaron se procesi nuk do të nisë në 13 shkolla në Shkodër, për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës.

POSTIMI I PLOTË
Të dashur nxënës, prindër dhe mësues,
Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë.

Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.

1. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
2. Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,
3. Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.

Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: