Disa familje në fshatin Berzanë të Njësisë Administrative të Zejmenit në Lezhë janë izoluar, pasi ura e ndërtuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 është fundosur. Prurjet e shumta të përroit gjatë reshjeve të dendura të shiut të së premtes, sollën dëmtimin e urës në këtë zonë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se në këto kushte banoret nuk kanë asnjë mundësi kalimi dhe kërkojnë ndërhyje të shpejtë për të dalë nga izolimi.

Pas sinjalizimit nga banoret, përfaqësues të Bashkisë Lezhë kanë parë nga afër situatën dhe kanë premtuar fillimisht një zgjidhje emergjente, për të mundësuar lëvizjen e banoreve.

Ura në Berzanë u ndërtua rreth 2 vite më parë, por nuk i rezistoi rrjedhës së furishme të ujit të përroit që u krijua nga reshjet e dendura të shiut.

Ndërkohë në këtë fshat kodrinor i cili ndodhet 20 km larg qytetit, nuk është investuar asnjëherë përgjatë 30 viteve të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: