Arteta jep detaje për gjendjen e Xhakës: Ai nuk u ndje mirë, sikurse edhe disa lojtarë të tjerë

Arsenali ka marr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Wolves si mysafir me rezultat 2-0, ndërsa në fillimin e ndeshjes Granit Xhaka braktisi ndeshjen.

Mesfushori shqiptar la ndeshjen në minutën e 15-të, ndërsa trajneri Mikael Arteta ka folur për gjendjen e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ai është mirë. Gjatë ndeshjes nuk u ndje mirë pas problemeve me stomakun, sikurse edhe disa lojtarë të tjerë. Jam i lumtur që në këso situate e menaxhuam mirë dhe morën një fitore në këtë ndeshje”, ka thënë ai, duke nënvizuar se nuk beson që ai do ta humb Kupën e Botës me Zvicrën.

Xhaka ishte lojtari më i mirë i Arsenalit për muajit tetor dhe ishte në mesin e lojtarëve kandidatë për çmimin e më të mirit në Ligën Premier në këtë muaj.

Xhaka është kapiten i Zvicrës dhe duket që do të jetë gati për ndeshjet e tyre në Kupën e Botës.
Pas 12 ditësh, Zvicra do të luajë ndeshjen hapëse kundër Kamerunit në Katar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: