Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me të riun që ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës, pasi më herët ishte shoqëruar nga policia.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 32-vjeçari Laer Kurti, dyshohet se ka ndërruar jetë nga ataku kardiak.

Mësohet se i riu ishte ndjerë keq në komisariat, dhe me urgjencë punonjësit e policisë e kishin transportuar drejt Traumës, ku edhe ndërroi jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: