Mike Tysen ka humbur toruan dhe ka goditur një pasagjer në avion duke e lënë të gjakosur. Mediat e huaja shkruajnë se 55-vjeçari u përlesh me një tjetër pasagjer që ishte pas tij dhe që i fliste gjatë gjithë kohës në vesh.

Incidenti i supozuar ndodhi në bordin e avionit i cili do nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar o San Franciskos në Florida në orën 22:30 me kohën lokale.

Dëshmitarët thanë se Tyson fillimisht ishte “i ftohtë” me të gjithë pasagjerët, përfshirë atë që ishte ulur pas tij.

Me sa duket pasagjeri ka vazhduar ta acarojë dhe pikërisht atëherë amerikani dyshohet se e ka qëlluar me grushte, duke i gjakosur ballin.
Një video e publikuar tregon atë që dukej si Tyson duke e grushtuar burrin.

Dëshmitarët shtuan se Tyson zbriti nga avioni vetëm disa sekonda më vonë.

Personi që u godit me grusht mori ndihmën mjekësore dhe foli me policinë pas incidentit, sipas medieve të huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb