KORCE– Fermerët e fshatit Bregas janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm. Ata kanë bllokuar rrugën kryesore që çdo drejt qytetit të Korçës. Shkak për këtë veprim të tyre, është bërë situata në të cilën ndodhen prej 6 muajsh, pasi nuk mund të sheshin qumështin.

Situata e krijuar me produktet e tyre të bulmetit ka ardhur si pasojë e falimentimit të baxhove që grumbullojnë qumështin.

Fermerët kërkojnë të merren masa për t’u gjetur një zgjidhje për problemin e tyre, në të kundërt paralajmërojnë bojkot masiv të zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Kemi marrë kredi dhe nuk kemi mundësi t’i shlyejmë. Nuk gjejmë treg për të shitur qumështin”, thonë fermerët e fshatit Bregas në Korçë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb