Polici Fadil Allaraj, i plagosur rëndë në protestën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i “Shqiponjave”, është nisur mbrëmjen e kaluar drejt Turqisë për një ndërhyrje më të specializuar në sy, të cilin rrezikon ta humbasë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar me foto të momenteve nga nisja e policit për Turqi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thekson se ka shpresë që policit të mund t’i kthehet një pjesë e shikimit.

Mesazhi i Manastirliut:

#TëSHKUARA❤️
Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, sapo është nisur për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit?
#TiNukDoJeshKurrëVetëm?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb