Një jaht me emrin ‘’AISHA 2479’’ ka pësuar defekt në Kepin e Gjuhëzës pasi po udhëtonte nga Orikumi në Himarë.

Jahti kishte dy persona në bord të cilët kërkuan ndihmë pasi evidentuan se mjeti turistik kishte pësuar defekt.

Një anije nga Sazani arriti ta lokalizojë jahtin në afërsi të shpellës së Haxhi Alisë duke e rimorkuar në portin e Vlorës.

 

NJOFTIMI NGA DREJTORIA DETARE

Njoftim operacion kerkim-shpetimi SAR

Ne oren 19;40 dt.18.08.2020 Kapiteneria e Portit Vlore dhe salla e DVKM Vlore njofton oficerin e PKM ne QNOD se nje mjet turistik i tipit jaht me emrin “AISHA 2479″ i cili ishte nisur nga porti Orikumit me 2 persona ne bord ne oren 06;00 dt.18.08.2020 me destinacion Himaren

gjate kthimit per ne Vlore kishte pesuar difekt ne afersi te Kepit te Gjuhezes dhe kerkonte ndihme.

Ne oren 19;45 u nis mjeti i policise BP-05 ne drejtim te mjetit ne rrezik.

Ne oren 20;17 u nis dhe anija e RB P-112 nga Sazani sepse mjeti i policise nuk po e lokalizonte dot jahtin ne rrezik.

Ne oren 20;55 anija P-112 u takua me jahtin AISHA 2479 ne afersi te shpelles se Haxhi Alise ne koordinatat 40 º26 ’06 N dhe 19º17 ’05 E dhe filluan rimorkimin drejt portit te Vlores.

Ne oren 22;10 anija e RB P-112 me jahtin AISHA 2479 u akostuan ne molin zero ne portin e Vlores.

Operacioni perfundoi me sukses si rrjedhoje e nje bashkepunimi dhe koordinimi veprimesh nga salla e QNOD
dhe mjeteve ne terren.

Drejtoria e Pergjithshme Detare


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb