Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja që ndodhi në Durrës, ku një 16-vjeçare deklaroi se ishte përdhunuar nga një adoleshent.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se dy të rinjtë, ishin njohur përmes rrjetit ‘Instagram’ ndërsa pasi kishin shkëmbyer aty biseda kishin lënë që të takoheshin. Haxhiaj bën me dije se pasi 16-vjeçarja është takuar me 18-vjeçarin me inicialet D.M, i cili është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, janë ulur të pinin kafe, ndërsa pas kësaj i riu ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me të.

Dy gjimnazistët kishin disa kohë që flisnin me njëri-tjetrin, ndërsa policia do të sekuestrojë telefonat e tyre si prova materiale. Ka qenë 16-vjeçarja që ka denoncuar në polici djalin, ndërsa pretendon se ky i fundit e ka përdhunuar. Ndërkohë, vajza do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor, për të vërtetuar nëse ajo është përdhunuar apo jo.

Dyshohet se ngjarja e rëndë të ketë ndodhur në banesën e djalit. Ka qenë nëna e vajzës, që pasi është shqetësuar për vendndodhjen e së bijës, ka bërë kallëzim në komisariat. Forcat policore kanë nisur të kërkojnë 16-vjeçaren dhe e kanë gjetur atë në banesën e 18-vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: