TIRANE- Në ndeshjen e djeshme pati një reagim jo normal të tifozëve, të cilët ofenduan në kor trajnerin e Shqipërisë, Redi Jupi.

“Të luash kundër Greqisë në shtëpinë tënde dhe të shahet trajneri i Kombëtares Shpresa, ku t’ia gjesh vendin kësaj!. Nuk kam asgjë për të thënë, më mirë mos të merrem fare. Siç filluan ofendimet, ashtu edhe do shuhen”, – deklaroi Jupi pas ndeshjes.

Sa i përket barazimit, ai bëri këtë analizë. “Mendoj se nuk morëm maksimumin, edhe pse djemtë u impenjua. Nuk arritëm të shpreheshim në maksimumin tonë dhe të nxirrnim në pah ato vlera që ekipi i ka, kjo edhe për shkak të kundërshtarit, por edhe për shkak të një ngarkese që skuadra e pati.

I kemi vënë nën presion më tepër se ç’duhet disa lojtarë. Zëvendësimet me vonesë? Unë mendova se i bëra herët, mund ta kisha lënë pak më shumë në lojë Laçin, pasi ishte mirë deri në ato momente.

Por, e ndërrova sepse ka pasur një problem tek tendina dhe nuk ka qenë në 100% e tij. Nuk mendoj se skuadra pati rënie fizike, ne luajtëm me tre mesfushorë ofensivë, por nuk ishte çështje lodhje, thjesht nuk bënë atë që duhej”. (Panorama plus)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb