TURQI

Një oficer policie i krimeve në komisariatin e Gjirokastrës, Ylli Zaçe ka humbur jetën në Turqi pasi kishte shkuar për t’u operuar në stomak për të humbur peshë. Ai ndërroi jetë gjatë operacionit.

BalkanWeb mëson se trupi i Ylli Zaçes, nga Tepelena do të rikthehet në Shqipëri sot në orën 21:00. Ai nuk vuante nga asnjë sëmundje teksa familjarët thonë se mjekët pretendojnë se ka vdekur nga një atak kardiak.

Por familjarët e 38- vjeçarit nuk mjaftohen me kaq teksa akuzojnë mjekët turq se kanë qenë ata shkaktarë të vdekjes së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb